‘Fatalitet’ për Luan Gacaferrin, del i parafundit me më së paku vota në VVSinjali

Luan Gacaferi, kandidati i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka dalë i parafundit me më së paku vota në këtë parti.

Sipas të dhënave të publikuara tashmë në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gacaferri ka marrë vetëm 4 mijë e 252 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat aktuale të kandidatëve për deputetë.

Ky është LINKU ku mund t’i ndiqni rezultatet.

Më pak se Gacaferi, vota ka marrë vetëm një kandidate tjetër me rreth 3 mijë e 100.

Theksojmë se Gacaferi u komentua shumë këto ditë pasi shprehu njëfarë gëzimi për problemet shëndetësore të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“A ka naj lajm të mirë sot për Kosovën a jo!!!

Thaqi për shkaqe shëndetsore nuk merr pjesë në seancën gjyqësore, ju vazhdohet paraburgimi, Tahiri se kalon pragun, Haki Abazi i merr veç 1 vota, Ardian Kastrati se kalon pragun, Pay Pali po lufton për jetë a vdekje me pragun, Zafir Berishës ja kishin vjedh hakerat votat……… Hajr e boft Zoti se tjetër s’don njeri çka me thonë!” – shkroi ai në një postim në Facebook, të cilin më pas do ta fshinte.

Më herët, ai kishte përdorur fjalën “fatalitet”, duke e pasur në mendje – bazuar në kontekstin e përdorimit – fjalën “natalitet”.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news