FIFA ka ndryshuar vendet e njerëzve që kanë blerë biletë për Kampionatin Botëror të Klubeve.
Ata që posedojnë biletë do të zhvendosen në vende që janë më shumë të dukshme në kamerat televizive, në mënyrë që transmetimet të kapin vetëm vende me tifozë dhe stadiumi të duket më i mbushur, sipas raportimeve nga MailSport.
Sic duket, interesimi për këtë garë për të cilën është bërë shumë zhurmë, duket se nuk ka arritur të jetë në nivel.
Ndër vite FIFA ka provuar t’i japë jehonë kësaj gare, por ajo gjithnjë ka mbetur nën hijen e Ligës së Kampionëve.
The post FIFA po u “qet hi syve” shikuesve të Kupës së Botës appeared first on Klan Kosova.



