Zyrtare: Shtyhet ndeshja Meksikë – Angli për shkak të motit

Ndeshja e shumëpritur e 1/8 së finales së Kupës së Botës mes Meksikës dhe Anglisë është shtyrë zyrtarisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, transmeton Klankosova.tv .

Sipas raportimeve të mediave britanike, organizatorët kanë vendosur që takimi të nisë me një orë vonesë. Përballja, e cila ishte planifikuar të fillonte në ora 02:00 me kohën tonë lokale, tani do të luhet në ora 03:00 pas mesnate.

Sfida zhvillohet në stadiumin legjendar “Azteca” në Mexico City, një nga arenat më ikonike të futbollit botëror, ku pritet atmosferë e jashtëzakonshme për duelin mes dy kombëtareve me histori të pasur në Kupën e Botës.

Latest news
Related news