Në kuadër të festimeve në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Casino Bern, me një mbrëmje gala nën drejtimin e dirigjentit Antoine Marguier.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit thotë se me vepra nga disa prej kompozitorëve shqiptarë të Kosovës të shekullit XX dhe XXI deri te disa nga perlat e literaturës klasike botërore, si dhe me pjesëmarrjen e sopranos Besa Llugiqi dhe saksofonistit Vitaly Vatulya, ky koncert do të jetë një përjetim i veçantë.
Koncerti do të mbahet më 12 mars nga ora 19:30 në sallën e koncerteve Casino Bern në Casinoplatz 1, Bernë.
The post Filharmonia mban koncert në Zvicër në shënim të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës appeared first on Klan Kosova.



