Fillon lufta/Netanyahu jep urdhër për “sulm të menjëhershëm” në Gaza 

ensioni në Lindjen e Mesme po arrin pikën e shpërthimit.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për shkelje të armëpushimit dhe, sipas mediave amerikane, kryeministri Benjamin Netanyahu i ka dhënë ushtrisë urdhër për “sulm të menjëhershëm” në Rripin e Gazës.

Burime të Kanalit 13 në Izrael thonë se Netanyahu ka zhvilluar sot një takim urgjent me zyrtarët e sigurisë, ku është diskutuar zgjerimi i të ashtuquajturës “Vija e Verdhë” – zona nën kontrollin e ushtrisë izraelite brenda Gazës. Thuhet se për këtë lëvizje është njoftuar edhe administrata amerikane.

Pas takimit, Netanyahu ka mbledhur edhe kabinetin e ngushtë të sigurisë, duke sinjalizuar për hapa konkretë kundër Hamasit.

Sipas mediave izraelite, qëllimi është “përgjigjja ndaj shkeljes së armëpushimit”, por burime diplomatike dyshojnë se Tel Avivi po përdor këtë si justifikim për të zgjeruar pushtimin në Gaza.

Një zyrtar i lartë i ushtrisë tha për Kanalin 12 se ende nuk është marrë vendim final për masat që do të ndërmerren, por se janë diskutuar disa skenarë – përfshirë rifillimin e sulmeve ajrore dhe tokësore.

Raportet shtojnë se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë “miratimin e heshtur” për planin izraelit për zgjerimin e operacioneve në zonën e quajtur “Sari Hat”.

Ndërkohë, Izraeli ka publikuar pamje që pretendon se tregojnë Hamasin duke fshehur trupat e robërve izraelitë, akuza që grupi palestinez i ka mohuar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, dy vitet e sulmeve izraelite kanë lënë pas më shumë se 55 milionë tonë rrënoja në Gaza – një dëshmi e shkatërrimit të plotë që po vazhdon edhe nën pretekstin e “përgjigjeve ushtarake”.

Latest news
Related news