Forma e frikshme e Barcelonës në dy muajt e fundit

Barcelona mbrëmë fitoi ngushtë ndaj Atletico Madridit 1-2 për t’i shkëputur shtatë pikë në krye të tabelës në La Liga.

Katalunasit po kalojnë nëpër një formë të mrekullueshme pasi nuk njohin humbje në nëntë takimet e fundit.

Nga këto nëntë në fakt tetë kanë arritur t’i fitojnë, duke barazuar vetëm me Newcastle Unitedin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjet e tjera, ata numërojnë fitoren 3-0 ndaj Levantes, atë 4-1 ndaj Villarrealit, 3-0 ndaj Atletico Madridit, 1-0 ndaj Athletic Bilbaos, 5-2 ndaj Sevillës, 7-2 ndaj Newcastle Unitedit, 1-0 ndaj Rayo Vallecanos dhe 2-1 mbrëmë ndaj Atleticos.

Latest news
Related news