Fulhami shpreh interesim për trajnerin e Real Madridit

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa mund të nisë shumë shpejt një aventurë të re në karrierën e tij si trajner.

Sipas raportimeve të fundit, Arbeloa është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Fulhamin që po kërkon një trajner të ri pas largimit të Marco Silvës, transmeton Klankosova.tv.

Portugezi Silva ka marrë së fundmi drejtimin e Benficës, duke lënë postin e trajnerit te klubi anglez.

Në këtë situatë, drejtuesit e Fulhamit duket se kanë identifikuar Arbeloan si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e ekipit.

Për trajnerin e Real Madridit, kjo do të përbënte një rikthim në futbollin anglez, pasi gjatë karrierës së tij si lojtar ai ka veshur fanellën e Liverpoolit në Premier League.

Megjithatë, marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar dhe mbetet të shihet në ditët në vijim nëse palët do të finalizojnë negociatat dhe Arbeloa do të emërohet zyrtarisht trajner i Fulhamit.

Latest news
Related news