Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në parlament pas numërimit të rreth 20 për qind të votave me postë, ndërsa procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar plotësisht.
Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave brenda Kosovës, LVV kishte siguruar fillimisht 48 ulëse, transmeton Klankosova.tv.
Ky ndryshim ka ndikuar edhe në shpërndarjen aktuale të mandateve te partitë e tjera, ku PDK ka 23 ulëse, ndërsa LDK 19, kurse me ulësen e fundit të fituar nga LVV, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zbritur në 7 përfaqësues.
Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon procesin e numërimit të votave me postë, ndërsa më pas pritet të numërohen edhe ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Ndërkohë, procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike, si dhe ai në Qendrat Komunale të Numërimit, tashmë ka përfunduar.




