“Kosova është një demokraci e konsoliduar”, Osmani flet në TRT për zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Kosova është një vend demokratik që nuk i ka toleruar kurrë ata që kërkojnë të kenë gjithçka nën kontrollin e tyre.

Deklaratat ajo në një intervistë për televizionin turk “TRT” ku foli për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

“Kosova është një demokraci shumë e konsoliduar. Nuk ka toleruar kurrë dikë që do të kontrollojë gjithçka. Pra, mendoj se është një parim që vlen për të gjithë, jo për ndonjë parti në veçanti.Është thelbësore që zëri i popullit ka treguar qartë se partitë politike të gjejnë kompromis dhe të qeverisin së bashku dhe jo vetëm”.

Bartësja e listës së LDK-së dhe kandidatja për presidente e kësaj partie theksoi se historia ka treguar se sa herë partitë kanë vendosur interesin kombëtar në radhë të parë, rezultatet kanë qenë në të mirë të vendit dhe qytetarëve.

“Historia ka treguar se sa herë partitë politike në Kosovë e kanë vendosur interesin kombëtar në vend të parë dhe u ulën dhe kanë gjetur zgjidhje për të çuar përpara këto interesa kombëtare gjithmonë ka pasur zgjidhje që kanë qenë në të mirë të vendit dhe të popullit”, shtoi ajo në këtë intervistë

Latest news
Related news