Zvicra dhe Katari kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në ndeshjen e Grupit B të Kampionatit Botëror 2026, në një përballje të tensionuar që u vendos në minutat shtesë.
Zvicra e nisi më mirë takimin dhe krijoi disa raste të rrezikshme me Dan Ndoye dhe Ruben Vargas, ndërsa portieri i Katarit, Mahmoud Abunada, bëri disa pritje vendimtare. Në minutën e 17-të, Breel Embolo shënoi nga penalltia për epërsinë 1-0 të zviceranëve, pas një rishikimi me VAR, transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht dominimit të Zvicrës në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe rasteve të Xhakës e Zakarias, Katari u rikthye në lojë në fund.
Në minutën e 95-të, Boualem Khoukhi realizoi golin e barazimit 1-1, duke i siguruar Katarit një pikë të artë në këtë përballje.



