Ylli I kombëtare së Kosovës ka reaguar pas humbjes në natën e mbrëmshme ndaj Kombëtares së Turqisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Gallapeni ishte njëri ndër lojtarët kyç të Dardanëve, ku sipas lexuesve të Klankosova.tv është vlerësuar si lojtari më i miri te Kosova.
“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë.
Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund.
E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.
Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku.” Ka shkruar Gallapeni



