Gana fiton me gol në frymën e fundit, Kolumbia e nis Botërorin me fitore

Gana e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror 2026, duke mposhtur Panaman me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e Grupit L.

Heroi i takimit ishte Caleb Yirenkyi, i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 90+5 pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit të Brandon Thomas-Asante. Me këtë sukses, Gana arkëtoi tri pikët e para, ndërsa Panama mbeti pa shpërblim pas një paraqitjeje të mirë, transmeton Klankosova.tv.

Kolumbia e nis Botërorin me fitore bindëse ndaj Uzbekistanit

Kolumbia ka debutuar me fitore në Kampionatin Botëror 2026, pasi mposhti Uzbekistanin me rezultat 3-1 në ndeshjen e Grupit K.

Daniel Munoz zhbllokoi rezultatin në minutën e 40-të, ndërsa Abbosbek Fayzullayev barazoi në minutën e 60-të duke realizuar golin e parë historik të Uzbekistanit në një Botëror.

Megjithatë, Luis Diaz riktheu epërsinë për kolumbianët vetëm pesë minuta më vonë, ndërsa Jaminton Campaz vulosi fitoren me golin e tretë në kohën shtesë.

Me këtë triumf, Kolumbia merr kryesimin e Grupit K pas xhiros së parë.

Latest news
Related news