Liverpool i ‘rrëmben’ Newcastle-it transferimin e Victor Munoz

Liverpool është shumë pranë kompletimit të transferimit të talentit spanjoll Victor Munoz, duke i “rrëmbyer” Newcastle United marrëveshjen në momentet e fundit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Newcastle kishte arritur në fazën finale të negociatave me anësorin e Osasunës, por Liverpool ndërhyri me shpejtësi dhe vendosi të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, “The Reds” kanë arritur marrëveshje edhe për kushtet personale me Munoz dhe përfaqësuesit e tij, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë së shpejti.

Ky konsiderohet një goditje e madhe e Liverpoolit në merkaton e verës, pasi klubi i “Anfield” ia ka marrë një objektiv të rëndësishëm rivalit nga Premier League.

Latest news
Related news