Qyteti i Kostiantinivkës konsiderohet objektiv kyç për ofensivën e vazhdueshme ruse në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë.
Teksa shumica e civilëve tashmë janë evakuuar, trupat ukrainase po patrullojnë rrugët e boshatisura në përpjekje për t’u vetëmbrojtur, duke i rrëzuar dronët në ardhje.
Por, disa thonë se u mungojnë luftëtarët për të zmbrapsur këmbësorinë ruse, e cila po afrohet. /REL/



