Greenwoodi do Romën e jo Fenerin apo Al-Hilalin

Mason Greenwood dëshiron t’i bashkohet Romës dhe jo Fenerbahçes apo Al-Hilalit.

Marseille kërkon rreth 55 milionë euro për sulmuesin, pasi Manchester Unitedi përfiton 40 për qind të shumës së transferimit përmes klauzolës së rishitjes.

Ndërkohë, Roma po përgatit një ofertë që pritet të jetë mes 45 dhe 50 milionë eurove.

Nga ana tjetër, Fenerbahçe ka parë t’i refuzohet një ofertë prej 35 milionë eurosh, edhe pse i ka ofruar Greenëoodit një pagë prej 12 milionë eurosh në vit.

Latest news
Related news