Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Përmet, pasi është goditur nga rrufeja teksa ndodhej në mal.
Viktima është identifikuar si Syrja Karati, i cili, sipas raportimeve të Top Channel, ndodhej në malin Trebeshinë, në vendin e quajtur Zaçe Be, në momentin kur ndodhi tragjedia.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet, ndërsa goditja nga rrufeja dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së 68-vjeçarit. /Klankosova.tv



