Laura Fazliu e bronztë në Qingdao Grand Prix

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix.

Fazliu në ndeshjen vendimtare mposhti me Wazaari bjellorusen, Yana Makretskaya.

Laura në xhiron e parë mposhti me 3 Yuko, Sara-Joy Bauer nga Gjermania. Në xhiron e dytë mposhti me Ippon, turken Ozlem Yildiz. Në gjysmëfinale Laura humbi me Yuko nga Narumi Tanioka nga Japonia.

Xhudistja kosovare në ndeshjen për repasazh mposhti me Yuko, Thauany David Capanni Dias nga Italia.

Latest news
Related news