Gjashtë të vdekur në një aksident ajror në Ohio

Gjashtë persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua vetëm disa minuta pasi ishte ngritur në shtetin amerikan Ohio, njoftojnë autoritetet.

Aksidenti ndodhi pranë aeroportit Youngstown-Warren, në një zonë të mbuluar me bimësi të dendur, të dielën në mëngjes, me orën lokale, raportojnë mediat e huaja.

Asnjë nga personat në bord nuk mbijetoi. Në aeroplan ndodheshin dy pilotë si dhe dy burra dhe dy gra pasagjerë.

“Kjo është një situatë jashtëzakonisht tragjike, por mund të kishte qenë edhe më keq,” – tha Raymond Pace, shef i shërbimit lokal të zjarrfikësve, duke theksuar se tre shtëpi ndodheshin afër vendit të përplasjes, por nuk u prekën.

Të dhënat nga ndjekja e fluturimit tregojnë se destinacioni i aeroplanit ishte qyteti Bozeman, në shtetin Montana.

Latest news
Related news