Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara ka rrëzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Pjetër Shala, e cila lidhej me vendimin për zhdëmtimin e viktimave.
Vendimi është marrë më 25 qershor 2026 nga paneli i përbërë nga kryegjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësit Kristinë van den Wyngaert dhe Daniel Fransen.
Në kërkesën e tij, Shala kishte pretenduar se kishte pasur shkelje në vendimin e Panelit të Apelit, i cili më herët kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes ndaj Urdhrit për Zhdëmtime të nxjerrë më 29 janar 2026.
Megjithatë, Gjykata Supreme hodhi poshtë të gjitha pretendimet e paraqitura, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Apelit dhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave.
Paralelisht me këtë proces, Shala ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë ligjorë. Ai i është drejtuar Dhomës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara, duke pretenduar se gjatë procedurës penale i janë cenuar të drejtat themelore. Gjithashtu, ai është në pritje të një vendimi nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të pranojë për shqyrtim kërkesën e tij kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



