Gjykimi i madh: Kërkohet më shumë afat për fjalët përfundimtare në Hagë (VIDEO)

Tani që kanë përfunduar të gjithë dëshmitarët e mbrojtjes të Hashim Thaçit, dëgjimi i shtatë prej tyre në sallën e gjykimit dhe paraprakisht dy dëshmitarët të mbrojtësit të viktimave dhe 125 të thirrur nga zyra e Prokurorit të Specializuar, i vetmi hap i radhës që ka mbetur nga të gjitha palët, natyrisht pas përmbylljes së rastit nga ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, tashmë ka mbetur edhe dorëzimi i fjalëve përfundimtare si dhe paraqitja e deklaratave mbyllëse në fund të këtij procesi gjyqësor para shpalljes së aktgjykimit nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari amerikan Charles Smith.

Kështu u shpreh gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku, e cila po raporton nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ajo tha se kjo ka qenë edhe tema kryesore e konferencës së sotme që është mbajtur për ecurinë e çështjes në Dhomat e Specializuara (DhSK), duke qenë se palët si rrallëherë gjatë këtij procesi, kanë rënë dakord për një fakt që është shtyrja e afatit për dorëzimin e fjalëve të tyre përmbyllëse.

“Duke qenë se gjykata fillimisht ka dhënë një afat deri më 22 dhjetor, apo para pushimit të dimrit për dorëzimin e fjalëve përfundimtare edhe mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, edhe ZPS përmes James Pach kanë kërkuar të paktën 60 ditë nga përfundimi dhe dorëzimin në fakt i fjalëve dhe provave nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit që kanë qenë të vetme ekipe mbrojtëse që deri tash kanë paraqitur dëshmitarë dhe po ashtu prova në këtë proces gjyqësor, apo deri më 30 janar të vitit 2026, cilado që atyre u jep atyre më shumë hapësirë në mënyrë që të përgatisin të gjithë rastin, kjo sipas Prokurorisë meqë rasti është tejet voluminoz, ka më tepër se 100 viktima dhe më tepër se 100 dëshmitarë nga secila palë, dhe u duhet të përgatiten tepër shumë”, tha gazetarja Mujku.

Sipas saj, edhe mbrojtja ka kërkuar që katërshja e akuzuar të ketë kohë të mjaftueshme për të lexuar të gjitha transkriptet e dëshmive dhe të gjitha provat për të ditur se për çfarë bëhet fjalë dhe të përgatiten për fjalët e tyre, pasi kanë paralajmëruar se edhe të akuzuarit të kenë nga një fjalë rasti në fjalët e tyre përfundimtare, që sipas Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave do të mund të ndodhë edhe në mars apo prill 2026, që është një afat shumë i largët, sipas trupit gjykues, i cili do të vendos për këtë rast deri te premten e kësaj jave.

Për më shumë, ndiqeni kronikën në vijim:

The post Gjykimi i madh: Kërkohet më shumë afat për fjalët përfundimtare në Hagë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news