Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në një familje në Obiliq, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Mazgit, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke përfunduar në ndalim për 48 orë.
Burime për Sinjalin bëjnë të ditur se viktima, A.Z., rreth 21-vjeçare, ka deklaruar se bashkëshorti i saj, E.Z., rreth 27-vjeçar ka rrahur duke e goditur me grusht në kokë, me shuplakë në fytyrë dhe duke e tërhequr me forcë për dore.
Siç mëson Sinjali, pas sulmit fizik, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në prani të përfaqësueses së Qendrës për Punë Sociale.
Ndërkohë, 27-vjeçari është shoqëruar nga njësitë policore në stacion dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ku me urdhër të tij, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale për veprën “Dhunë në familje” dhe është ndaluar për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.
Rasti mbetet në trajtim të mëtejmë nga autoritetet hetimore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



