Gruaja në veri të Mitrovicës ngacmohet seksualisht – i dyshuari prezantohet si “Driton”Sinjali

Rastet e ngacmimeve seksuale janë shpeshtuar kohëve të fundit në vendin tonë, ku në shumicën e rasteve viktima janë gratë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast shqetësues është raportuar edhe dje në rrugën “Vlade Cetkovica” në Mitrovicën e Veriut, ku një grua është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur, në mes të ditës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodh kur viktima ishte duke ecur në rrugë dhe ishte ndalur nga një burrë që e përshëndeti në gjuhën serbe me fjalët “Dobar dan”, duke u prezantuar si “Driton”.

Sipas ankesës së saj, të cilën e ka marrë vesh Gazeta Sinjali, ai fillimisht tentoi ta prekte në flokë, por më pas situata eskaloi kur i dyshuari e kapi në prapanicë dhe në këmbë, në pjesën mbi kofshë.

Gruaja, siç mëson Gazeta Sinjali ka reaguar menjëherë duke e shtyrë dhe goditur me një gur, me ç’rast i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.

Rasti është raportuar menjëherë në Polici, ndërsa hetuesi kujdestar ka kontaktuar me prokurorin, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Ngacmim seksual”.

Pavarësisht përpjekjeve të Policisë për ta gjetur të dyshuarin, deri tani ai nuk është identifikuar.

Rasti është nën hetime.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news