Guterres i alarmuar nga përshkallëzimi Izrael-Iran, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruae se mund të ketë “pasoja të mëdha” nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.

Guterres thotë se është i alarmuar nga  “përshkallëzimi ushtarak i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo “ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”.

The post Guterres i alarmuar nga përshkallëzimi Izrael-Iran, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news