Hajni tenton të ik me veturë të vjedhur – pronari e ndjek dhe lëndohet në përpjekje për ta ndaluarSinjali

Një veturë Audi A6 ishte vjedhur në Fushë Kosovë. Pronari rastin e kishte hapur edhe në Polici.

Sot, pronari i veturës së vjedhur që siç merr vesh Gazeta Sinjali është Kastriot Kabashi e ka hasur atë në rrugë dhe ka tentuar ta ndalojë duke iu afruar derës së pasagjerit.

Në atë moment, personi që ishte në drejtim të veturës e ka nisur lëvizjen, duke bërë që Kabashi të rrëzohet dhe të pësojë lëndime në dorën e djathtë dhe disa gërvishtje tjera trupore.

I njëjti ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e marra, ndërkohë që policia ka arritur ta ndalojë veturën e dyshuar në rrugën “Hysni Curri”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia hetimore dhe krimtekniku, ndërsa të dyshuarit dhe palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejme hetimore.

Gazeta Sinjali do të raportojë më tej sapo të ketë konfirmime zyrtare dhe zhvillime të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news