Hamasi ka pezulluar procesin e këmbimit të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë për shkak të, siç thanë përfaqësuesit e lëvizjes, “shkeljeve të kushteve të armëpushimit nga ana e Izraelit”.
Krerët e lëvizjes Hamas kanë njoftuar se kanë vendosur të pezullojnë procesin e këmbimit të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinez për, siç thanë ata, shkeljeve të shumta të kushteve të armëpushimit nga ana e Izraelit, duke nxitur kështu frikë nga rinisja e dhunës në Rripin e Gazës.
Në deklaratën e Hamasit thuhet se , gjatë 3 javëve të kaluara, Izraeli, mes tjerash, ka vonuar kthimin e civilëve në Gazan Veriore, ka shënjestruar civilë palestinezë me armë zjarri dhe artileri në disa pjesë të Rripit të Gazës dhe nuk ka lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në të gjitha format të cilat përfshiheshin në marrëveshje.
Për këtë Hamasi ka vendosur të pezullojë këmbimin e ardhshëm të pengjeve dhe të burgosurve , i cili duhej të mbahej me 15 shkurt.
Megjithatë, militantët thanë se procesi do të vazhdon nëse Izraeli i përmbushë obligimet e veta . Tel Avivi ka thënë se ky vendim është shkelje e plotë e kushteve të armëpushimit dhe ka urdhëruar rritjen e nivelit të gatishmërisë ushtarake dhe përgatitjen e forcave të armatosura për “çfarëdo skenari të mundshëm në Gaza” – por lajmi gjithashtu nxiti tensione tek popullata izraelite- mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tel Avivit për të kërkuar që qeveria të përmbushë detyrimet e veta dhe të kthejë pengjet e mbetura, ndërsa disa prej protestuesve akuzuan kryeministrin Netanyahu dhe kabinetin e tij që qëllimisht po e shkatërrojnë marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin.



