Haradinaj për Kurtin: Na la pa NATO, SHBA dhe BE, ky është e keqja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur deklaratën e tij bërë ditë më parë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është  “e keqja”.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Kurti e la Kosovën pa NATO, pa SHBA-në dhe pa BE-në.

“Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm.Na vendosi nën sanksione. Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik”.

“Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin.I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe”.

“Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë. Ky është e keqja!”, shkruan Haradinaj.

 

The post Haradinaj për Kurtin: Na la pa NATO, SHBA dhe BE, ky është e keqja appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news