Haradinaj përkujton Kadarenë në 89-vjetorin e lindjes

Kryetari i AAK-së, njëkohësisht kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar shkrimtarin Ismail Kadare, në 89-vjetorin e lindjes së tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se Kadare mbetet i madh në jetë e i madh në përjetësi.

“I madh në jetë e i madh në përjetësi, mbetet Ismail Kadare. Kolosi i letrave shqipe, që sot do t’i mbushte 89 vjet, gjithmonë mbeti mjeshtër i përmasave botërore në zanatin e vet.  E kujtojmë përjetësisht”, ka shkruar kreu i AAK-së, njofton Klankosova.tv.

Kadare vdiq më 1 korrik të vitit të kaluar në spitalin e Tiranës.

May be an image of 1 person

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news