Holanda shkatërron Suedinë, Isak e Gyokeres mbeten spektatorë në fushë

Holanda dha një mesazh të fortë në Kupën e Botës 2026, duke deklasuar Suedinë me rezultat 5-1 në ndeshjen e Grupit F.

Brian Brobbey ishte ylli i pjesës së parë me dy gola të shpejtë, ndërsa Cody Gakpo vulosi dominimin holandez me një tjetër dygolësh pas pushimit, transmeton Klankosova.tv.

Anthony Elanga realizoi golin e vetëm për suedezët, por Crysencio Summerville mbylli gjithçka me golin e pestë për “Tulipanët”.

Vëmendje të madhe mori edhe paraqitja zhgënjyese e dy sulmuesve më të vlerësuar të Suedisë, Alexander Isak dhe Viktor Gyokeres.

Dy yjet, që konsiderohen ndër futbollistët më të shtrenjtë në Evropë, mbetën praktikisht spektatorë përballë mbrojtjes holandeze dhe nuk arritën të linin gjurmë në lojë.

Pas këtij triumfi bindës, Holanda ngjitet në krye të Grupit F me katër pikë dhe hedh një hap të madh drejt fazës së eliminimit direkt.

Latest news
Related news