I dënuari që u kap nga Policia në Fushë Kosovë ishte në kërkim për sulmin ndaj gazetarit Valon SylaSinjali

Personi që ra në prangat e Policisë të enjten pasdite në Fushë Kosovë, nuk është një emër i panjohur për publikun.

Burime të sigurta të Sinjalit konfirmojnë se bëhet fjalë për Kenan Hasanin – i dënuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, që kishte ndodhur më herët dhe kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinion.

Hasani ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa pas shpalljes së vendimit të formës së prerë, ai kishte shmangur ekzekutimin e dënimit dhe ishte në kërkim nga organet e rendit.

Arrestimi është bërë më 24 prill 2025, rreth orës 14:00, në rrugën “Silifike” në Fushë Kosovë, ku njësitet e zbatimit të urdhëresave të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë ndërhyrë dhe e kanë lokalizuar Hasanin, duke e dërguar më pas në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për vuajtjen e dënimit.

Rasti i sulmit ndaj gazetarit Valon Syla ishte cilësuar nga komuniteti mediatik si cenim i lirisë së shprehjes dhe një akt i rëndë ndaj profesionit të gazetarit, për çka ishte kërkuar drejtësi e plotë dhe ndëshkim shembullor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news