IHMK paralajmëron për vërshime dhe përmbytje për ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të dendura shiu gjatë datave 18–19 nëntor 2025, me intensitet të lartë në disa zona të vendit.

Sipas IHMK, këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara, njofton Klankosova.tv

IHMK bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit.

 

 

 

The post IHMK paralajmëron për vërshime dhe përmbytje për ditët në vijim appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news