IKSHPK apelon për vaksinim të fëmijëve pas rasteve të shfaqura të fruthit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik apelon për vaksinimin e fëmijëve me vaksinat MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës).

Thirrja vie si masë e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, transmeton klankosova.tv.

Gjatë periudhës janar-mars 2025, janë regjistruar disa raste sporadike me fruth, ndaj IKSHPK vlerëson se është shumë e rëndësishme që çdo fëmijë të jetë i vaksinuar për të parandaluar shpërthime të mundshme të këtyre sëmundjeve.

The post IKSHPK apelon për vaksinim të fëmijëve pas rasteve të shfaqura të fruthit appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news