Fshati Bibaj ka shënuar një moment simbolik për nder të inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, duke mbushur oborrin e Shkollës Fillore “Muharrem Shemsedini” me flamuj amerikanë.
Ky akt sipas tyre, është një reflektim i lidhjeve të ngushta mes komunitetit dhe popullit amerikan, njofton Klankosova.tv.
Kryetari i Këshillit Organizativ, Faton Haxhisalihu, ka shpjeguar se ky organizim është një traditë e fshatit.
“Kemi 47 flamuj, për të nderuar presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara. Ky është një organizim që e bëjmë me çdo president, sepse jemi miq me popullin amerikan,” ka thënë Haxhisalihu.
Ai kujtoi se katër vite më parë ky ishte një organizim më i madh, pasi kishte pjesëmarrës nga KFOR-i, FSK-ja dhe qytetarë të ndryshëm.
Qëndroni të informuar me lajmet qendrore të Klan Kosovës:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



