Sipas një raporti nga televizioni shtetëror NHK, duke cituar burime të kabinetit, qeveria e Tokios synon të sigurojë financim gjithëpërfshirës si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat gjatë 15 viteve të ardhshme.
Prandaj, qeveria do të investojë afërsisht 370 trilionë jen në 17 sektorë të ndryshëm, përfshirë inteligjencën artificiale, deri në vitin fiskal 2040, duke u përqendruar në sigurinë ekonomike kombëtare, shkruan Anadolu, raporton klankosova.tv.
Qëllimi është të forcohet siguria ekonomike e Japonisë nëpërmjet investimeve në sektorë që përfshijnë gjysmëpërçuesit, ndërtimin e anijeve dhe kantieret detare, si dhe mineralet kritike.
Anëtarët e kabinetit pritet të takohen në qershor për të vendosur dhe shpallur strategjinë e re të investimeve.



