Reagimi i Edon Zhegrovës, ndaj tifozëve të Fiorentinës duket se nuk i pëlqeu fare trajnerit të Juventusit Luciano Spalletti.
Incidenti mes Zhegrovës dhe tifozëve “Viola”, të shtunën në kuadër të javës së 12-të të Serie A, u bë temë në mediat italiane.
“Në pjesën e dytë, Edon Zhegrova po ngrohej kur nga tribunat filluan të dëgjoheshin fyerjet ndaj kosovarit. Lojtari iu përgjigj disa tifozëve, por Spalletti iu afrua, duke e parë me inat, duke qetësuar situatën. Në atë moment, shikuesit duartrokitën trajnerin e Juventusit”, shkruan “Violanews” transmeton Klankosova.tv.
Futbollisti i Kosovës, nuk u aktivizua në ndeshjen që Juventusi e mbylli baras 1:1.
@zano_.evz
The post Incidenti me tifozët e Fiorentinës, veprimi i Zhegrovës nuk i pëlqen fare Spallettit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





