Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së 17-të konstituive të Kuvendit, duke komentuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që seancat të mbahen vetëm një herë në javë.
Sipas saj, kjo është një dëshmi shtesë se VV nuk është e interesuar për konstituimin e Kuvendit.
“Ne këtë e shohim si indikacion shtesë së VV-ja nuk është absolutisht e interesuar që ta bëj konstituimin e Kuvendit. Domethënë ata mungesën e institucioneve të Kuvendit dhe Qeverisë e kanë reduktuar në problem të mbledhjes çdo 48 orë të despotëve. Vetëm ky është problemi i tyre”, tha ajo.
Bajrami shprehu keqardhje për dështimin e radhës për të ecur përpara në procesin e konstituimit, duke theksuar se kishte propozuar që VV të nominonte sa më shumë kandidatë për të parë se cili prej tyre do të merrte votat e mjaftueshme.
“Normalisht se u refuzuar një kërkesë e tillë, unë bile ju thash që ju brenda 24 orëve mund të propozoni edhe 47 kandidat tjerë për të provuar se kush prej tyre po i merr votat në mënyrë që të kalojmë në fazën tjetër. Është fatkeqësi që për herë të 17 u mblodhëm dhe nuk arritën që të lëvizin as edhe një hap përpara”, theksoi deputetja e LDK-së.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

