“Lindja e Mesme ndizet sërish – Irani shkel armëpushimin dhe lëshon raketa ndaj Izraelit”.
Një debat i thelluar mbi tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, pasojat gjeopolitike dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.
Të ftuar në studio: Lutfi Bilalli, Arientin Abdyli, Emanuel Bajra, Emanuela Durmishi dhe Ita Gani.
“Vuçiqi ndalon eksportin e armëve” – Presidenti serb deklaron se ‘qortimet’ nga Rusia nuk janë arsyeja.
Një analizë mbi vendimin befasues dhe ndikimin në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Mysafir: Ade Clewlow, analist i çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Të shtënat në Vushtrri” – Sulmi ndaj shtëpisë së Liridon Osmanit sjell shqetësime për sigurinë në vend. Policia jep detaje për hetimet në vazhdim.
I ftuar: Liridon Osmani, për të ndarë versionin e tij dhe shqetësimet pas incidentit.
“Nasim Haradinaj kritikon PDK-në” – Ish-udhëheqësi i OVL-së flet për mungesën e veprimit të PDK-së në raport me proceset në Hagë.
“!Fotoreporteri i luftës – Wade Goddard”: Rrëfimi ekskluziv i njërit nga dëshmitarët me aparat në dorë të ngjarjeve më të rënda të luftës.
Një dokumentar i shkurtër dhe bisedë me Wade Goddard mbi fuqinë e fotografisë në kohë lufte.
Showbiz & të rejat e fundit – Me Redjon Shtyllën dhe Egzona Shigjeqin sjellim lajmet më të reja nga skena muzikore, kinemaja dhe bota e famshmeve.
The post “Irani shkel armëpushimin”, “Të shtënat në Vushtrri” janë disa prej temave që do të trajtohen në “Kosova Today” appeared first on Klan Kosova.



