Ismet Bexheti për radio “Zëri”: Të gjitha antenat ishin të drejtuara nga Kosova (VIDEO)

Këngëtari Ismet Bexheti në “Weekend” në Klan Kosova përveç rrëfimit për jetën e tij personale e muzikën foli edhe për kontributin e tij me radio “Zwrin”.

Ai themeloi një prej radiove të para në Maqedoni në vitin 1993 të quajtur “Zëri”, që raportoi për t’i dalë në ndihmë Kosovës në informim.

Bexheti tha se një pjesë e madhe e gazetarëve nga Kosova që raportuan në terren nuk kërkuan para sepse e dinin misionin.

“Kjo është rrugëtimi i jem në kauzën time si njëri, si Ismet, dhe e kam pasë fatin që menjëherë pas zbrastirës së territ informativ kam menduar që duhej të hapej një dritare informative në Maqedoni e cila do të orientohej nga Kosova, dhe të gjitha ato antena kanë qenë të drejtuara nga Kosova”, tha Bexheti. /Klankosova.tv

The post Ismet Bexheti për radio “Zëri”: Të gjitha antenat ishin të drejtuara nga Kosova (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news