Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka pësuar një shqetësim muskulor gjatë fazës përgatitore me Fenerbahçen, duke u detyruar të ndërpresë stërvitjen dhe të largohet nga kampi për trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve të klubit, Muriqi ndjeu dhimbje në muskul gjatë seancës stërvitore të paradites në kampin përgatitor në “Topuk Yaylası”.
Si pasojë, ai nuk arriti ta përfundojë stërvitjen, ndërsa stafi teknik u detyrua të ndryshojë planet për vazhdimin e përgatitjeve, transmeton Klankosova.tv.
Pas incidentit, sulmuesi kosovar është larguar nga kampi për t’iu nënshtruar trajtimit dhe ekzaminimeve mjekësore, të cilat pritet të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për seriozitetin e lëndimit apo kohën që Muriqit do t’i duhet për rikuperim. Fenerbahçe pritet të publikojë detaje shtesë pas përfundimit të kontrolleve mjekësore.



