Xhudisti kosovar Jon Kuka është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U18, që po zhvillohet në Spanjë.
Kuka siguroi kualifikimin në finalen e repesazhit pasi mposhti xhudistin serb Petar Markovic me një Ippon spektakolar, duke dominuar plotësisht duelin, transmeton Klankosova.tv.
Federata e Xhudos e Kosovës ka publikuar edhe videon e momentit kur Kuka e rrëzon kundërshtarin serb me teknikën fituese.
Tashmë, xhudisti kosovar do të luftojë për medaljen e bronztë, ku në finalen e repesazhit do të përballet me sllovakun Daniel Palko.



