Zbulim makabër në festivalin muzikor, punonjësi gjen trupin e një foshnje në tualet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur festivalin muzikor Electric Forest në Rothbury, në shtetin e Michiganit, pasi trupi i pajetë i një foshnje të porsalindur u gjet në një tualet portativ.

Sipas autoriteteve, zbulimi u bë të dielën në mëngjes në zonën e kampingut të festivalit. Trupi u gjet nga një punonjës i kompanisë që mirëmban tualetet portative gjatë kontrolleve rutinë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Policia e Shtetit të Michiganit ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet e deritanishme, rasti besohet të jetë i izoluar.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë parë diçka të pazakontë ose të kenë informacion të vlefshëm lidhur me ngjarjen, të kontaktojnë menjëherë policinë.

Hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar se si foshnja përfundoi në tualetin portativ dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Latest news
Related news