Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj.
Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora Shtatë”, Thaçi tha se 27 familjet që pësuan nga kjo masakër, kanë dhënë mund të jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Duhet të theksohet që nga themelimi i kësaj lagjeje, duhet ta quajë që është e pasur, dhe me fillimin e luftës, organizimi i parë ka nisur nga kjo lagje. Ka qenë pikë logjistike për njësitë e UÇK-së, por edhe pikë kalimtare apo pikë ku janë furnizuar edhe pikët e tjera të UÇK-së”, tha Thaçi për rëndësinë e lagjes “Tusuz” dhe synimin që forcat serbe kishin për ta sulmuar.
Thaçi tha se 27 vjet më parë, shqiptarët u vranë në mënyrë të planifikuar.
“Si masakër, i ka të gjitha pasqyrimet e një krimi makabër”, tha ai në Klan Kosova, duke rrëfyer edhe momentet e vrasjes së më të dashurve të familjeve nga Prizreni.
“Prindi im ka pasur fatin që njësitet e UÇK-së atë ditë kanë hasur në trupin e tij dhe ta varrosin në oborrin e shtëpisë time, ku dhe është vrarë”, tha ai për të atin e tij.



