Izraeli liron të burgosurit palestinezë, pasi Hamasi liroi pengjet izraelite

Në Gaza, po bëhen përgatitjet për të festuar lirimin e 333 të burgosurve që u arrestuan në Gaza nga forcat izraelite gjatë operacioneve të tyre ushtarake në Rrip.

369 palestinezë do të lirohen sot – 36 prej tyre vuajnë dënimin e përjetshëm dhe 333 të arrestuar pa akuza në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit 2023, sipas Zyrës së Mediave të të Burgosurve Palestinez.

Megjithatë, fati i mijëra të tjerëve të arrestuar që nga 7 tetori mbetet i panjohur.

Umm Jihad Al-Maghribi thotë se djali i saj, Hassan, është ende i zhdukur pasi u arrestua nga forcat izraelite në nëntor 2023 në lagjen Al-Zaytoun, në jug të qytetit të Gazës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk e pashë emrin e djalit tim mes të liruarve sot, por shpresoj të marr ndonjë informacion rreth tij nga të burgosurit e liruar”.

“Nuk di asgjë për fatin e tij. Gruaja e tij lindi një djalë pesë muaj pas arrestimit dhe ai nuk e ka parë kurrë. Shpresoj vetëm të dëgjoj ndonjë lajm për të”.

The post Izraeli liron të burgosurit palestinezë, pasi Hamasi liroi pengjet izraelite appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news