Izraeli thotë se ka shkatërruar infrastrukturën bërthamore në Isfahan

Izraeli tha se ka shkatërruar objektin bërthamor të Isfahanit në Iran.

Aeroplanët e Forcave Ajrore sulmuan vendin bërthamor, ku zhvillohet procesi i rikonvertimit të uraniumit të pasuruar, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF).

Në një deklaratë, shtohet se kjo është faza tjetër në procesin e prodhimit të armëve bërthamore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

IDF thotë se ka “shkatërruar një objekt për prodhimin e uraniumit metalik, infrastrukturën për konvertimin e uraniumit të pasuruar, laboratorët dhe infrastrukturën shtesë”.

The post Izraeli thotë se ka shkatërruar infrastrukturën bërthamore në Isfahan appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news