Juniku po përballet me mungesë të ujit të pijshëm (VIDEO)

Gazetari Valdrin Daci sot përmes një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur për problemin me të cilin po përballen qytetarët e Junikut.

Ai u shpreh se që nga dje, ata kanë mungesë të ujit të pijshëm, përcjell Klankosova.tv.

“Komuna e Junikut ka filluar që përsëri të përballet me reduktimet e ujit të pijes. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar dje se Juniku për shkak të rënies së burimeve të ujit, u janë kthyer reduktimet, ku qytetarët e Junikut nga dje e deri në njoftimin e radhës do të përballen për katër ose pesë orë me reduktime të ujit të pijes”, u shpreh Daci.

The post Juniku po përballet me mungesë të ujit të pijshëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news