Kajtazi e Buzhala të shokuar nga propaganda e VV-së

Gazetari Lirim Mehmetaj ka demaskuar një propagandë të kamufluar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ka shpërndarë një video të një qytetari të Gjakovës i cili pretendonte se ishte trajtuar keq derisa ka punuar në kompaninë “Comodita”.

Personi në fjalë del se është bashkëshorti i Shqipe Daija Fejza, asambliste e VV-së në Gjakovë, dhe kryetare e Vetëvendosjes në këtë qytet.

Lidhur me këtë propagandë reaguan përmes rrjeteve sociale edhe dy opinionistë të njohur të vendit, Vehbi Kajrazi e Berat Buzhala.

Kqyrne cka eshte propaganda. Ky tipi eshte burri i asambleistes se Vetevendosjes. Del ne video me Kurtin me demek jane taku rastesisht. E cka bon, e sulmon nje biznes privat – Comoditen. Ne kesi raste thuhet “haram te kofte buka qe e ke hanger”, shkroi Kajtazi në postimin e tij në Facebook.

Ndërsa Buzhala shprehet se “prej kohës së Serbisë kurrkush nuk ka bo qeso montazhesh. Kjo është kriminale bre…“.

Propaganda e VV-së demaskohet nga gazetari Mehmetaj

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news