E vetmja mënyrë për ta balancuar temperaturën e dhomës nëpër klinikat e QKUK-së është hapja e dritares.
I nxehti i madh nga ngrohja brenda kësaj qendre, po u paraqet telashe pacientëve dhe përcjellësve të tyre, anise ndodhemi në pikë të dimrit.
Kjo sipas familjarëve përcjellës të të sëmurëve, bëhet edhe më problematike kur numri i të shtrirëve është i madh nëpër dhoma.
Mirëpo rregullimi i temperaturës nëpër radiatorë nuk është kompetencë e ngrohtores së kryeqytetit “Termokos”, e cila e furnizon me energji termike QKUK-në, edhe pse thonë se të gjitha problemet e saj i trajtojnë me prioritet të veçantë.
Lidhur me këtë, deri në realizimin e kronikës nga Klan Kosova, nuk janë përgjigjur menaxhmenti i QKUK-së.
Detajet mund t’i gjeni në videon e mëposhtme:



