Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ndodhi pasditën e djeshme në Ferizaj, ku një grua është ndier e kërcënuar pas mesazheve shqetësuese të dërguara nga bashkëshorti i saj.
Burime për Sinjalin bëjnë të ditur se i dyshuari K.E., rreth 29-vjeçar, i kishte dërguar disa mesazhe telefonike gruas së tij, E.E., rreth 27-vjeçare në të cilat i shkruante “kam me iu kall krejt”. Këto mesazhe janë cilësuar nga viktima si kanosje serioze, që e kanë bërë të ndiejë frikë për sigurinë e saj.
Pas raportimit të rastit, i dyshuari është intervistuar dhe prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë. 27-vjeçarja është dërguar në Qendrën e ndalimit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje – Dhunë në familje”.
Hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet janë duke trajtuar rastin me seriozitetin e duhur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



