Kanoset përmes videos dhe mesazheve në ‘Instagram’, viktima identifikon personin nga Serbia si të rrezikshëmSinjali

Mosmarrëveshjet që lindin përmes komunikimeve nëpër rrjete sociale dhe publikimi i materialeve të shpeshherë çojnë në sherre  e konflikte verbale, që eskalojnë edhe në kanosje serioze. Një rast i tillë ka ndodhur dje, në Mitrovicën e Veriut, ku një qytetar ka raportuar kërcënime të marra përmes rrjeteve sociale, raporton Gazeta Sinjali.

Një burrë rreth 39-vjeçar, banues në rrugën “Çlirimi” të Mitrovicës së Veriut, ka denoncuar në Polici se ka pranuar një video kërcënuese në Instagram nga një profil me emrin “Jacima”, për të cilin ai beson se është nga komuna e Leposaviqit dhe aktualisht jeton në Serbi.

Siç mëson Sinjali, përveç videos, 39-vjeçari ka marrë edhe katër mesazhe SMS nga bashkëshortja e këtij personi, Daca Dronjak, të cilat ai dyshon se lidhen me të njëjtin kërcënim.

Sipas deklaratës së viktimës, ai nuk ka pasur asnjëherë konflikte të mëparshme me këtë person, por tani ndihet i kërcënuar dhe i shqetësuar për sigurinë e tij, duke e cilësuar Jaciman si një individ problematik.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Kanosje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news