Kapet hajni në Ferizaj, 23 vjeçari pranon tetë raste të vjedhjeve

Policia në Ferizaj ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave në qytetin e Ferizajt, kryesisht në lokale me ç’rast ka arrestuar njërin prej tyre.

Bëhet e ditur se pas përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur të dyshuarin B. T, 23 vjeç ai është ndaluar nga Njësia e Hetimeve të Prishtinës, nën dyshimin për një vepër të ngjashme në rajonin e Prishtinës.

“Nën autorizimin e prokurorit të shtetit dhe në praninë e avokatit mbrojtës, B.T është intervistuar nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit dhe ballafaqimit me provat e mbledhura, ai ka pranuar kryerjen e disa veprave penale të “Vjedhjes së rëndë” Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, duke përfshirë video incizime nga kamerat e sigurisë dhe sende të ndryshme që ndihmojnë në ndriçimin e këtyre rasteve. Deri më tani janë zbuluar tetë (8) raste të “Vjedhjes së rëndë”.

Sipas policisë, i dyshuari B. T ndodhet në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë në koordinim me prokurorin e shtetit.

Njësiti i Hetimeve po vazhdon përpjekjet për të siguruar prezencën e të dyshuarit të dytë dhe për të grumbulluar prova të tjera relevante.

The post Kapet hajni në Ferizaj, 23 vjeçari pranon tetë raste të vjedhjeve appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news