Kapet poseduesi i drogës në Prishtinë: 120 kg narkotikë u sekuestruan në autobusin e tij

Personi me inicialet B.K., ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Arrestimi i të dyshuarit u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, këtë të premte, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti u ndalua në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kilogramë.

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, derisa i dyshuari është ndaluar për 48-orë.

120 kg, pamje të drogës që u kap në autobusin nga Shqipëria

The post Kapet poseduesi i drogës në Prishtinë: 120 kg narkotikë u sekuestruan në autobusin e tij appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news